Deputeti i VMRO-DPMNE-së Emil Dimitriev ka paralajmëruar se VMRO-DPMNE do të dorëzojë propozim-ndryshime në ligjin për mbrojtje me qëllim që emri I Armatës së Maqedonisë të mos ndryshohet.
?E vetmja gjë që nuk është në tekstin tonë, është ndryshimi I emrit të armatës, diçka për të cilën VMRO-DPMNE planifikon që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të kërkojë përkrahje nga populli, për rishikimin e tij?.
Koordinatori I Grupit parlamentar të socialdemokratëve Jovan Mitrovski ka akuzuar deputetët e opozitës se po e bllokojnë miratimin e ligjit për Mbrojtje duke I shkaktuar dëm vendit dhe anëtarësimit në NATO.
?Me këtë sjellje, VMRO-DPMNE shkel Kushtetutën e vendit dhe vë në rrezik anëtarësimin tone në NATO dhe krijojnë rrezik të provokojnë një veto tjetër nga Greqia?.
Ndryshimet e Ligjit për Mbrojtje përfshijnë edhe Protokollin 5 që ka të bëjë me transferim e vetëmbrojtjes individuale në mbrojtje kolektive, si dhe procedurat për të kërkuar ndihmë nga aleatët në rast të rreziqeve të sigurisë. Për miratimin e ligjit duhet shumicë prej dy të tretave.
Tv Klan