Surprise Me!

Policia rrethon Hotel Drinin - (28 Shkurt 2000)

2019-12-20 14 Dailymotion

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Policia e rendit me një urdhër të drejtorit të përgjithshmë të policisë Tiranë sot ka rrethuar godinën e hotel Drinit. Pas sinjalizimit të parë për lirimin dhe nxjerrjen jashtë të përdoruesve të këtyre ambjenteve, sot mbrrin kryembikqyrësi Farudin Arapi, njeriu që është marrë me shitjen e pasurive për të vërtetuar edhe zbatushmërinë e këtij urdhri të dalë. Motivimi është se këto ambjente dikur të firmës ?M-Leka? pretendohet ti jenë shitur ministrisë së Pushtetit Lokal. Por këtu ekziston dhe kontradita, del një shitje e dyfishtë. Pasi mbikqyrës dhe përdorues aktualisht i restorantit të hotel Drinit me dokumenta të rregullta është pronari i Juvenilias. Vetë pronari Vajdin Lamaj prononcohet.

Vajdin Lamaj:- ?Unë i jap dokumentat ti verifikoj në gjykatë, janë apo s?janë të vërteta ti provoj dhe ti vërtetoj para organeve?.

Pas takimit midis zotit Arapi dhe pronarit Lamaj për njohje të dokumentacionit kryembikqyrësi Arapi shprehet.

Farudin Arapi:- ?Tani nuk mund të flas, të drejt ka shteti ai që është pronarë dhe që ka blerë objektin. Ky është një zabtues i një objekti, që e ka marrë forcërisht, që nuk është shpallur as pronar, që nuk ka dershur as një vlerë kur vlerat e vërteta financiare i ka fituar ministria e Pushtetit Lokal?.

Ndërsa në gjykatë ekziston ende denoncimi që pronarët e Juvenilias kanë bërë rreth këtij urdhëri, ku për mosparaqitje të personave kjo gjykatë ka vendosur pezullimin e urdhërit./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Buy Now on CodeCanyon