Flamur Duçi u vra nga një 18-vjeçar. 24 orë pasi babai i 2 fëmijëve u gjet i pajetë pranë dyqanit të tij në periferi të fshatit Mborje të Korçës, policia njoftoi arrestimin e një të riu, si një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së rëndë.

Ai është Devis Hoti një 18-vjeçar banues në Mborje dhe i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje.

48-vjeçari Flamur Duçi u gjet rreth orës 07:00 të mëngjesit të së enjtes, nga kalimtarë të rastit. Ai ishte goditur disa herë me thikë dhe humbi jetën si pasojë e gjakderdhjes. Pasi e goditi me thikë, autori dyshohet se tentoi t?i vinte flakën viktimës, pasi në trupin e tij kishte shenja zjarri.

Duçi ishte i divorcuar dhe prej disa vitesh jetonte vetëm.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende, ndërsa hetimet për zbardhjen e saj vijojnë. /tvklan.al