Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka shprehur mirënjohjen e saj për inxhinierët nga Kosova të cilët ndihmuan Shqipërinë në konstatimin e dëmeve në shkolla e banesa pas tërmetit të 26 nëntorit.<br /><br />Në një event simbolik të zhvilluar pranë ambienteve të MASR, Ministrja Shahini shpërndau certifikata mirënjohjeje për inxhinierët vullnetarë të Kosovës, duke përcjellë edhe një falënderim të sinqertë për të gjithë vullnetarët.