Surprise Me!

Veliaj: Diaspora, ndihme per rimekembjen ekonomike pas termetit

2019-12-21 0 Dailymotion

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Diasporës, ku premtuan ndihmë për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.

?Sfida që kemi sot, pas tërmetit fizik, të mos kemi edhe një tërmet ekonomik. Ndaj, jo vetëm jam i kënaqur që jeni në Tiranë këtë fundvit, do të thotë se po flini në këto hotele, po shpenzoni, por besoj se është momenti për të bërë një ftesë: Nëse duam të ndihmojmë rimëkëmbjen e këtyre tre qarqeve, Tiranë, Durrës, Lezhë, duhet të konsumojmë, shpenzojmë dhe investojmë, si mënyra e vetme për të shmangur tërmetin ekonomik?, tha Veliaj.

Sipas Veliajt, Shqipëria duhet të mësojë nga gabimet dhe eksperiencat e vendeve të rajonit.

?Do të ishte mëkat nëse nuk mësojmë nga gabimet e të tjerëve. Duke parë se edhe rreth nesh, në Greqi, Itali, situatat e tërmetit jo vetëm që kanë zgjatur me vite, por për rimëkëmbjen ekonomike janë dashur dekada. Është mirë të mësojmë sesi fqinjët i kanë menaxhuar këto kriza dhe pastaj më të mirët e shqiptarëve kudo që janë në botë, të jenë pjesë e sistemit të menaxhimit. Ju jam shumë mirënjohës, është një bekim i vërtetë që jo vetëm u takuam, por mezi pres që fara që kemi mbjellë sot të lulëzojë diçka me përfitim për Kombin tonë?, tha Veliaj.

Shqiptaro-amerikani Mark Gjonaj, Këshilltar në Këshillin Bashkiak të Nju-Jorkut si dhe biznesmeni shqiptar nga Maqedonia, Lazim Destani theksuan se do të bashkëpunojnë për ringritjen ekonomike të zonave të prekura dhe punësimin e të rinjve./tvklan.al

Buy Now on CodeCanyon