Pavarësisht se Ministria e Arsimit ka përcaktuar në institucionet arsimore, 12 ditë si periudhë pushimi për ndërrimin e viteve, i vetmi që vazhdon mësimin për festa është Universiteti Bujqësor.

Për shkak të tërmetit të fortë të 26 nëntorit, rektorati i UNIVERSITETIT BUJQËSOR TË TIRANËS vendosi zëvendësimin e orëve të pazhvilluara mësimore në ditët e pushimit të festave, nga data 23 dhjetor deri më 27 dhjetor. Ndërsa dita e Krishtlindjes, 25 dhjetori, do të jetë pushim për këta studentë.

?Unë jam specialiste e laboratorit e lidhur direkt me mësimin e mendoj se është një vendim i drejtë, se diferenca kohore nuk është pozitive për të kuptuar mësimin. Shkëputja ndikon negativisht?, shprehet specialistja e laboratorit.

?Do rikuperojmë orët e humbura. Mua më shqetëson pak, se vij nga rrethet e kisha bërë plan të largohesha por më pengoi. Të gjitha universitetet kanë marrë pushimet e do i zëvendësojnë pas vitit të ri? Mësimi është zhvilluar normalisht, kanë ardhur pedagogët?, shprehen studentët.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EarthquakeAlbania#UBT#TopChannel