Kryeprokuroria e Arabisë Saudite njoftoi se ka dënuar pesë persona me vdekje në rastin e vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Kujtojmë se vrasja e Khashoggi, një kolumnist i Washington Post, shkaktoi krizën më të madhe diplomatike të Arabisë Saudite që nga sulmet e 11 shtatorit, pasi udhëheqësit botërorë dhe drejtuesit e biznesit kërkuan të distancohen nga Rijadi.

Shalaan al-Shalaan gjithashtu tha që Saud al-Qahtani, një ish këshilltar i profilit të lartë të sundimtarit de fakto të Arabisë Saudite Mohammed bin Salman, ishte hetuar, por nuk u akuzua dhe u la i lirë.

CIA arriti në përfundimin se Mohamed bin Salman, princi i kurorës Saudite, urdhëroi vrasjen e Khashoggi, sipas një raporti nga Washington Post. Princi i kurorës mohon përfshirjen, por tha në TV amerikan në shtator se ai mori ?përgjegjësinë e plotë si një udhëheqës në Arabinë Saudite?.

Shalaan tha që tre persona të tjerë në këtë rast ishin dënuar me burg me gjithsej 24 vjet. Të gjithë mund të apelojnë aktgjykimet.

Khashoggi ishte një banor i SHBA dhe kritik i Princit Mohamed. Ai u pa për herë të fundit në konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor 2018, ku ai do të merrte letra përpara dasmës së tij. Trupi i tij u raportua se u copëtua dhe eshtrat e tij nuk janë gjetur ende.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JamalKhashoggi#ArabiaSaudite#TopChannel