Ashtu si edhe një vit më parë, fishekzjarret do të plasen vetëm nga Bashkia natën e ndërrimit të viteve.<br />Urdhri i tre ministrave, atij të brendshëm, të mbrojtjes dhe të financave dhe ekonomisë që ndalon tregtimin e lëndëve piroteknike për përdorim civil është ende në fuqi.<br />Për të parë funksionin e këtij urdhri prej ditësh në terren po kryhen kontrolle në subjekte tregtare.<br />Por edhe pse fishekzjarret nuk janë në shitje, kryeqytetastit do të kenë mundësi të shijojnë pamjen magjike qe ato ofrojnë në Sheshin Skënderbej.<br />Ekspertët i konsiderojnë përdorimin e fishekzjarreve të kategorisë së 2 të rrezikshme, nëse nuk plasen nga specialist, ndaj edhe apelojnë qe të bëhet kujdes.
