Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Pas javës së 17 të kampionatit kombëtar të futbollit, tani në krye dy ekipe, me golavarazh më të mirë. Kampionët e Tiranës në vend të parë, Teuta e Durrësit në vendin e dytë. Këtë javë grushtat dhe kartonat e kuq kanë zbritur edhe në Tiranë, në takimin Partizani ? Elbasani, madje në qendër të fushës.

5 fitore të skuadrave vendase, një barazim dhe një fitore skuadra udhëtuese është bilanci i kësaj jave që ka dhënë këto përfundime.

Blylis ? Lushnja 1-0
Shkumbini ? Apolonia 2-0
Partizani ? Elbasani 2-1
Tomorri ? Shqiponja 1-0
Teuta ? Dinamo 1-1
Skënderbeu ? Tirana 0-1
Vllaznia ? Flamurtari 0-0

Në krye është Tirana dhe Teuta me 33 pikë, Tomorri 31, Shkumbini 26, Vllaznia 25, Dinamo 24, Lushnja 23 dhe mbyll renditjen Apollonia me 13 pikë./tvklan.al