Përshpejtimi i rritjes ekonomike në tremujorin e tretë, por edhe gjallërimi i kredisë kanë rritur optimizmin e qeverisë për ekonominë.

Ministrja e financave, Anila Denaj deklaroi se vitin e ardhshëm rritja ekonomike do të rikthehet sërish mbi nivelin katër për qind duke listuar edhe arsyet që sipas saj mbështesin këtë pritshmëri.

Denaj deklaroi se një tjetër stimul për ekonominë gjatë vitit të ardhshëm vjen nga buxheti i shtetit, i cili mban një ritëm të lartë investimesh publike në një kohë që ruan disiplinën fiskale.

Veç investimeve buxheti pritet të injektojë edhe rreth 200 milionë dollarë të tjera në ekonomi përmes programit të rindërtimit. Dy zëvendësministrat e financave shpjeguan se nga këto para nuk do të përfitojnë vetëm qytetarët, por edhe bizneset që janë dëmtuar nga tërmeti.

Në tremujorin e tretë të këtij viti rritja ekonomike u përshpejtua në 3.81 për qind nga 2.4 për qind që ishte mesatarja e 6 mujorit të parë. Sipas qeverisë kjo tendencë pozitive pritet të forcohet edhe më tej gjatë vitit të ardhshëm.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Ekonomi#TopChannel