Greqia, Izraeli dhe Qipro do të nënshkruajnë marrëveshjen për ndërtimin e gazsjellësit ?EastMed?. Marrëveshja do të nënshkruhet më 2 Janar, në Athinë nga kryeministrat Mitsotakis dhe Netanyahu dhe presidenti i Qipros, Nikos Anastasiadis. Nismës pritet t?i bashkohet edhe Italia.

Iniciativa për gazsjellësin ?EastMed? u mbështet që në fillim nga Uashingtoni dhe konsiderohet si një përgjigje e perëndimit ndaj projekteve Nord Stream 2 dhe Turk Stream, që promovohen nga Rusia e Turqia. Javën e kaluar, Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi vendosjen e sanksioneve ndaj firmave që do të ndërtojnë gazsjellësin rus.

Vendimi për këtë projekt u ?vulos? në muajin Mars, në një takim të liderëve të tre vendeve dhe sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo.

Gazsjellësi, me gjatësi 1.900 kilometra, përllogaritet se do të transportojë çdo vit 10 miliardë metra kub gaz natyror nga baseni Levantine i Izraelit. Investimi do të kushtojë 5.9 miliardë dollarë dhe ndërtimi i gazsjellësit do të përfundojë në vitin 2025.

Në një periudhë tensionesh në rritje me Turqinë, Athina e konsideron si tepër të rëndësishme që marrëveshja nënshkruhet pak ditë para 7 Janarit, kur kryeministri Mitsotakis do të pritet në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Donald Trump.
Tv Klan