Lazanjë me thjerrëza në pjatë

Përbërësit:

350 gr thjerrëza

50 gr pançetë

1 qepë e vogël

2 karrota të vogla

1 degë selino

1 thelpi hudhër

Kripë dhe piper i zi

Sherebelë, rozmarinë

1 lugë gjelle uthull

250 gr petë lazanje

50 gr parmixhan i grirë

2 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja:

Shpëlajmë mirë thjerrëzat dhe i vendosim për të zierë në temperaturë mesatare për 20 minuta. Më pas i kullojmë dhe i lëmë mënjëanë. Ndërkohë në një tigan me 2 lugë gjelle vaj skuqim pançetën, shtojmë 1 qepë të vogël në kubikë, i kaurdisim së bashku me karrotën të prerë në kubikë shumë të vegjël me selinonë dhe hudhrën, të cilat po ashtu i kemi prerë shumë imët.

Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi, rozmarinë, sherebelë dhe një lugë gjelle uthull. Shtojmë thjerrëzat dhe i përziejmë për 3 minuta. Valojmë petët e lazanjës dhe montojmë lazanjën direkt në pjatë.

Spërkatim pjatën me pak parmixhan të grirë hollë, shtojmë një petë lazanje pak të rrudhur. Mbi të mbushjen me thjerrëza, përsëri petë të rrudhosur e mbi të mbushjen me thjerrëza. Kështu veprojmë derisa bëjmë 4-5 shtresa. Në fund nuk e mbyllim me pëtë, por me thjerrëza dhe e spërkatim me djathë parmixhan dhe e shërbejmë.