Surprise Me!

Report TV - Arkimandrit Kozma Prifti: Besimi në Zot, shpresë për të përballuar çdo sfidë

2020-01-06 0 Dailymotion

Arkimandrit Kozma Prifti në një reagim për Report Tv ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë në ktë ditë të shënuar për ta.

Ai ka thënë se me anë të besimit në Zot mund të përballojmë vështirësitë që na sjell jeta.  Kështu ai ka kujtuar dëmet e tërmetit të 26 nëntorit ku ka thënë se shqiptarët treguan edhe një herë se janë një popull i bashkuar.

"Kjo është një festë madhështore për të gjithë besimtarët e krishterë. Është festë shprese e inkurajimi. Vendi ynë kaloi një sprovë të rëndë me tërmetin. Por Zoti na jep shpresën që të besojmë tek ai që të përballojmë të gjitha sfidat që kemi në jetën e përditshme. Të kenë shpresën e tyre. Shqiptarët kanë qenë gjithmonë të afruar me Zotin dhe me njëri tjetrin në këto momente shohim më së miri bashkimin në kushtet më të vështira." tha Kozma Prifti.

"Tavolina  e krishtlindje është sot, ku mblidhemi të gjithë. Mbushim tavolinën me mish qengji ëmbëlsira etj. " tha një besimtare.

Buy Now on CodeCanyon