Surprise Me!

Evropa në hapësirë! 40 vite nga raketa e parë, Ariane

2020-01-06 2 Dailymotion

40 vite më parë, në dhjetor 1979, raketa e parë Ariane, u nis nga Guajana duke shënuar hyrjen e Evropës në garën ndërkombëtare për hapësirën.

Tani, 40 vite më pas, programi evropian hapësinor ka kryer 250 lancime dhe ka hedhur rreth 400 satelitë në orbitë. Satelitët luajnë një rol akoma më të rëndësishëm në ditët e sotme. Ata përdoren për të komunikuar, parë televizion, për të lokalizuar përmes GPS, ndërkohë që janë të domosdoshëm edhe në fushën e sigurisë, mbrojtjes apo vëzhgimeve shkencore dhe analizës së planetit.

Ariane është përballur me konkurrencë të fortë nga lojtarë të tjerë prej vitesh përfshirë këtu edhe kompanitë private Space X apo Blue Origin. Por një sfidë tjetër për Ariane, por edhe në përgjithësi për programin evropian hapësinor, është dominimi financiar i NASA-s, agjencisë amerikane hapësinore.

Me Kinën që punon në anën tjetër, Evropa po planifikon të shpenzojë 16 miliardë euro për të forcuar lidershipin e saj në hapsirë. Objektivi i Ariane, është të bëhet konkurruese përmes uljes së kostove të prodhimit dhe zhvillimit të funksionaliteteve të reja, si për shembull një motor i ri i aftë të performojë misione më komplekse. Tani të gjithë sytë janë drejtuar nga Ariane 6, misioni i parë i të cilës është planifikuar për mesin e 2020.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Ariane5#NASA#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon