Këto Krishtlindje disa dhjetëra familje në Gjorm të Laçit i gjetën në çadra, ku qëndrojnë që pas tërmetit të 26 nëntorit kur shtëpitë e tyre u bënë të pabanueshme.

Një prej tyre është zgjedhur nga kryeministri për të drekuar dhe për t?ju premtuar se brenda pak muajsh do të kenë mundësi të hyjnë në shtëpinë e re.

?Shtëpia do të jetë gati deri në pranverë dhe do shikojmë mundësinë edhe për mobilimin?

Në zonën e Laçit ku një bllok i madh pallatesh do të shemben për shkak të dëmtimeve të mëdha, Rama thotë se programi i rindërtimit do të përfundoj brenda vitit të ardhshëm. Ndërsa pranon se në Durrës dhe Tiranë do të duhet më tepër kohë.

Vizitoi dhe kishën e Shën Mhillit, të cilës goditja sizmike i ka shkaktuar jo pak probleme, për të cilët ministria e Kulturës po përgatit një projekt restaurimi.

Tv Klan