Kur zihen dy, përfiton një i tretë"...kjo shprehje popullorë, për gazetarin dhe analistin Ben Andoni zë vend edhe për situatën aktuale politike në Kosovë. Sipas Andonit, nga mosmarrëveshja mes VV dhe LDK-së për qeverinë e re, por përfiton presidenti Hashim Thaçi. Në studion e 'Repolitix' në Report Tv, Andoni tha se nëse kjo situatë do të vazhdojë, gjasat janë që Thaçi të marrë një tjetër mandat.<br /><br />"Po përfiton Thaçi, mund të marr një mandat tjetër presidencial. Të dyja partitë në këto kushte nuk e zgjedhin dot presidenti, kur konflikti është i tillë që në hapat e para, mendoje më vonë, Thaçi po përfiton nga kjo kohë, nga rreshtat e dytë që ai ka një lidhje të ngushtë. LDK dhe PDK kanë ndasitë, por gjithmonë e gjejnë gjuhën e përbashkët", tha Andoni.
