Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Një përson i izoluar në qelitë e Drejtorisë së Policisë Tiranë është arratisur sot pasdite në mënyrë të pabesueshme. Një i ri 19-vjeçar i arrestuar pak ditë më parë nga policia për përdorim droge dhe i mbajtur në drejtorinë e policisë në katin e parë ka mundur të rifitoj lirinë duke u arratisur. 19 vjeçari me një guxim të rrallë ka thyer derën e qelisë ku mbahej dhe është futur në bodrumin e ndërtesës në të njëjtën ndërtesë me drejtorinë e policisë. Më pas ai ka kapërcyer murin rrethues duke u hedhur, në rrugicën pranë dhe duke humbur mes pallatesh.

Direkt pas marrjes vesh të lajmit të çuditshëm shumë patrulla policie kanë bllokuar rrugicat pranë drejtorisë dhe duke bërë kontrolle. Por sipas informacioneve tepër të besueshmë, brenda drejtorisë së policisë i arratisuri nuk është kapur ende. Arratisja e të ndaluarit kryeqytetas është rasti i parë i arrtisjeve nga qelitë e drejtorisë së policisë Tiranë./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj