Surprise Me!

Rreziku nga interneti! Përhapja e lajmeve të rreme dhe sensacionale

2020-01-06 3 Dailymotion

Presidenti amerikan përhap teori të demaskuara komplotesh, kryeministri britanik mashtron mbretëreshën dhe një ushtri ndërkombëtare e robotëve kompjuterikë ka vetëm një qëllim: të dezinformojë në rrjetet sociale.

E vërteta nuk është në gjendje të mirë në fund të vitit 2019, shkruan DË. Shkrimi i saj sjell një shembull, një lajm i përhapur me titullin: Nancy Pelosi ka tërhequr 2.4 miliardë dollarë nga Fondi i Sigurimeve Shoqërore për të financuar procesin e shkarkimit të Donald Trumpit.

?Mjafton një klikim dhe unë e shpërndaj titullin revoltues. Si mund t?ua marrë kjo grua paratë të varfërve dhe pensionistëve!. Vetëm se e gjithë kjo, nuk është e vërtetë?, thotë Christina Bergmann.

Artikulli është postuar nën titullin ?Satirë që të nxeh?, dhe një vështrim në shënimin ligjor të faqes në internet zbulon se ?çdo gjë në këtë faqe interneti është e shpikur. Po të besosh atë që është shkruar këtu, duhet të vizitosh mendjen, thuhet aty.?

Megjtihatë, kjo nuk bën asnjë dobi sepse postimi u shpërnda në mënyrë të shfrenuar dhe komentohet me zemërim, çka bën që gjithmonë e më shumë njerëz ta besojnë. Ky është vetëm një shembull i një fenomeni që po bëhet përherë e më shqetësues. Siaps Bergmann ka ardhur koha që të merren masa kundër kësaj situate, dhe këtu thotë ajo kërkohet mbështetja jo vetëm e institucioneve mediatike, por edhe e institucioneve arsimore. Njohuritë për algoritmet e Facebook-ut, për imazhet e manipuluara dhe për përdorimin e duhur të medieve sociale e kanë vendin në shkolla dhe universitete, por edhe si trajnime në vendin e punës.

Megjithatë bëhet thirrje që edhe përdoruesit vetë të tregohen më të kujdesshëm e të mos shprëndajnë asgjë, pa e kontrolluar të paktën shkurt, për të parë nëse është e vërtetë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Internet#FakeNews#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon