Surprise Me!

Report TV - Ndotje, mbeturina, plastikë... Çfarë sjellin reshjet e shiut në Liqenin e Fierzës

2020-01-06 0 Dailymotion

KUKES- Reshjet e shiut kanë rikthyer sërish fenomenin e ndotjes në Liqenin e Fierzës.  Sipërfaqja e liqenit në pjesën e Drinit të Zi është mbuluar me materiale plastike, shkurre, drurë dhe rrënjë pemësh. Sasia e mbetjeve që ka mbuluar liqenin e Fierzës është e shtrirë në një sipërfaqe të madhe, ndërkohë që ende nuk ka ndërhyrje nga ana e autoriteteve për pastrimin e tij, kjo për shkak të mungesës së mjeteve në funksion të pastrimit.<br /><br />Nga ana tjetër reshjet kanë përmirësuar ndjeshëm edhe situatën hidrike, duke rritur prurjet deri në 30 metër kub ujë në sekondë. Liqeni artificial i Fierzës është krijuar në shtratin e lumit Drin në vitin 1978, në funksion të hidrocentralit të Fierzës, i cili shërben si burim kryesor në prodhimin e energjisë elektrike, madje në disa raste duke furnizuar edhe vendet fqinje.

Buy Now on CodeCanyon