Për herë të parë, brandi i fustaneve të nusërisë Frida Xhoi & Xhei prezantoi koleksionin e ri 2020 në ?Amadeus Palace? më datë 18 dhjetor. Ky ishte fashion Show i parë në Shqipëri, që ndërthuri në një mbrëmje magjike mrekullinë arkitekturore me luksin e brand-it ?Frida, Xhoi & Xhei?.<br /><br />Frida dhe Artur Beja, së bashku me dy bukuroshet e tyre, vajzat Xhoi dhe Xhei ishin të ftuar në emisionin ?Rudina?. ku kanë zbuluar edhe më shumë rreth koleksionit të ri.<br />Fustanet glamuroze, plot luks, të realizuara me tekstilet më të veçanta, gurët vezullues, qëndismat dhe deri tek aksesorët, si kurora dhe vathët, të gjitha punim dore, e bëjnë këtë stil të mrekullueshëm.<br />Pjesë e koleksionit të këtij viti janë edhe fustanet në stilin klasik, elegante, realizuar me tekstile delikate dhe që nxjerrin në pah linjat femërore.