Depozita e gazit në një karburant në zonën e Kombinatit në kryeqytet u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:46 minuta duke shkaktuar panik te kalimtarët.
Forca të shumta policie vendosën perimetrin e sigurisë për të shmangur çdo të papritur.
Fatmirësisht stacioni i zjarrfikësve ndodhet rreth 300 metra larg nga ky karburant. Ndërhyrja e shpejtë, bëri që flakët të viheshin nën kontroll dhe të mos demtoheshin depiozitat e tjera.
Drejtuesit e këtij shërbimi shpjeguan dhe shkaqet e rënies së flakëve. Mendohet se një motor u përplas me një nga pistoletat që furnizon mjetet me gaz.
?Nuk kemi patur shpërthim ka pasur vetëm flakë. Ka qenë shumë e vështirë. Fikja me sukses e këtij zjarri është sukses i sotëm. Kemi informacion që një motor ka kaluar mbi të, ky është edhe shkaku i rrjedhjes së gazit?.
Drejtuesi i motorit që shkaktoi përplasjen është larguar nga vendngjarja dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.