Surprise Me!

Ligji për fetë, tension në Malin e Zi/ Opozita pro serbe e shqetësuar për pronat e kishës ortodokse

2020-01-06 5 Dailymotion

Ka shkaktuar tensione në Malin e Zi miratimi i projektligjit për komunitetet fetare, i cili ka ngjallur reagimin e ashpër të opozitës pro-serbe të vendit.

Arsyet e shqetësimit të saj janë se një ligj i tillë mund t?i heqë Kishës Ortodokse Serbe të drejtën mbi pronësinë që ka. Miratimi i draftit nuk erdhi pa tensioneve. Përgjatë seancës, brenda sallës së parlamentit pati protesta të dhunshme. Në orët e para të ditës së sotme, projektligji mori dritën jeshile me shumicën e votave në mbështetje të tij, por disa anëtarë të partisë opozitare Fronti Demokratik tentuan ta pengonin procesin.

Rreth 36 deputetë e bojkotuan votimin, duke i hapur rrugën koalicionit qeverisës për ta miratuar draftin pas tetë orë debatesh të ashpra. Disa prej ligjvënësve që protestuan, u nxorën prej ndërtesës nga forcat e sigurisë, por nuk dihet nëse janë ndaluar nga policia. Një ditë më parë, qindra mbështetës të opozitës pro-serbe dolën në rrugët e kryeqytetit, Podgoricë për të kundërshtuar projektligjin.

Protestuesit i zemëron fakti që dokumenti kërkon të ofrohen të dhëna mbi pronësinë e përpara vitit 1918, kur Mali i Zi ishte I bashkuar me Mbretërinë Jugosllave. Kisha Ortodokse Serbe pretendon se ligji do t?i marrë asaj pronën, duke përfshirë manastirët dhe kishat, ndaj planifikon të ankohet pranë organizatave ndërkombëtare.

Zyrtarët malazezë e hedhin poshtë një pretendim të tillë. Madje kryeministri, Dushko Markovic u takua dhe vetë me peshkopin, Amfilohije, i cili është në krye të Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi, dhe në përpjekje për të zbutur tensionet, tha se pas këtij ligji, nuk ka asnjë ?axhendë të fshehtë?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Maliizi#KishaOrtodokse#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon