Surprise Me!

Pakistan vrasësi i 100 fëmijëve - (16 Mars 2000)

2020-01-06 2 Dailymotion

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ky është njeriu që ka vrarë 100 fëmijë. Në pasaportën e tij veç nënshtetësisë Pakistaneze, nuk është shënuar asgjë e veçantë. I gjykuar në një shesh të qytetit Pakistanez në prani të familjarëve të viktimave ai ka pranuar se ka vrarë 100 fëmijët. Vendimi i gjykatës ka qënë i prerë, ekzekutim me xhelatë në një vend publik.

Është zbuluar sipas deponimeve të vetë vrasësit shtëpia e tij, një muze i masakrave të kryera mbi trupat e 100 fëmijëve. Me maninë e tij psikopate, killer ka ruajtur të gjitha objektet personale të viktimave, rrobat sandalet, fotografitë. Prindërit dhe të afërmit e 100 viktimave të masakruara janë të mbytur në dëshpërim. Ndërsa opinion pakistanez pret me padurim ekzekutimin e tij. Vetë ai pasi pranoi gjithçka përsërit përpara avokatëve, ?Jam i pafajshëm?./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori

Buy Now on CodeCanyon