Surprise Me!

Report TV -'E pashë me sytë e mi se si gjyshja mbuloi me trupin e saj nipin dhe vdiq nën rrënoja'

2020-01-06 0 Dailymotion

Gazetari dhe aktivisti i shoqërisë civile, Aulon Kalaja, është një nga personat që është gjendur në moment të parë në Thumanë të Fushë-Krujës në momentin ku ra tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit me 51 viktima dhe qindra të plagosur. Ai është nga ajo zonë, dhe pasi është interesuar për familjarët e tij në Tiranë, ka marrë rrugën nga kryeqyteti dhe ka ikur në Thumanën ku u rrënuan pallate që morën 22 jetë. Ai kujton ende me trishtim momentin kur gjyshja (Sadete Lala) vdiq nën rrënoja për të shpëtuar nipin e saj të vogël<br /><br />"Një nënë me mbiemrin Vata që shpëtoi nipin e vetë e kam parë me sytë e mi kanë qenë momente të vështira. Kisha miqtë e mi atje, se jam nga ajo zonë dhe u nisa direkt nga Tirana. Nuk e dinim rrezikun, ne hymë tek dy pallatet, aty kam parë edhe djalin dhe i kemi dhënë një dorë të shpëtojë. Nëna që mbrojti nipin humbi jetën, se e mbuloi me trupin e vet. Kjo tregon dhe forcën e nënave shqiptare", tha Aulon Kalaja i ftuar në "Pa Protokoll" në Report Tv.<br /><br />Ai hodhi edhe një akuzë kundër qeverisë kur tha se disa ndihma të ardhura nga jashtë Shqipërisë, janë bllokuar. "Na janë bllokuar ndihmat nga jashtë, dhe kanë kaluar tek rezervat e shtetit në Lundër. Do t'i kërkoja publikisht kryeministrit të na lë të punojmë", tha Kalaja. Aktivisti i shoqërisë civile vijon ende të jetë pranë të prekurve nga tërmeti, ku ende shtron dreka dhe ofron ndihma me ushqime e veshmbathje për familjet që ende jetojnë në çadra në zonat që pësuan dëme.

Buy Now on CodeCanyon