TIRANE- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka akuzuar kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj se ka shkelur urdhrin e kryeministrit Edi Rama se pushteti lokal nuk duhet të shpenzojë fonde për dhurata dhe festa për fundvitit, pasi të gjitha ato duhet të shkojnë për të prekurit nga tërmeti.<br /><br />"Askush nuk duhet të dedikojë fond nga institucione buxhetore apo jo buxhetore, nga institucionet të qeverisjes vendore, për Vitin e Ri, për darka dhe dhurata", deklaronte Rama në mbledhje qeverie pak ditë pas tërmetit.
