Surprise Me!

Abuzime me dy shkollat e dëmtuara nga tërmeti', PD në Thumanë dhe në Borizanë

2020-01-06 3 Dailymotion

Partia Demokratike, ka hedhur akuza mbi qeverinë dhe Bashkinë e Krujës për sa i përket dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26-nëntorit, duke thënë se janë mbi 1 milion euro të zhdukura. Këto pretendime PD i ngre pas dëmeve të tërmetit ku sipas tyre dëmtimet nxorën në pah vjedhjet dhe korrupsionin e fondeve publike. Sipas tyre dy shkolla janë shkatërruar plotësisht në Thumanë dhe në Borizanë, por dokumentet për tenderat përkatës janë zhdukur nga sistemi.<br /><br />Më ane të ish deputetes Albana Vokshi, PD deklaron se në Thumanë, nga shkolla 9 vjeçare ?Ramazan Jangozi? kanë mbetur vetëm një grusht tullash të thërrmuara, pasi ajo u prish me shpejtësi nga qeveria, e cila, bashkë me dokumentet e tenderit, ka zhdukur çdo gjurmë për përgjegjësit e shembjes së shkollës.

Buy Now on CodeCanyon