Surprise Me!

Moti ne naten e nderrimit te viteve

2020-01-06 0 Dailymotion

Nëse keni vendosur që natën e ndërrimit të viteve ta kaloni në Tiranë, moti do tu favorizojë. Sinoptikanët thonë se në 31 dhjetor nuk do të kemi reshje shiu por as dëbore.<br />?Pritet të jetë mot i kthjellët jo reshje dëbore. Në kryeqytet do kemi vranësira që do jenë të dukshme gjatë orëve të mbrëmjes, por nuk priten reshje në Tiranë.<br />Temperaturat do të jenë tipike të muajit dhjetor. Ata të cilët do të dimërojnë në këto ditë festash në veri apo verilindje do të kenë mundësi që ndërrimin e viteve ta shijojnë nën flokët e dëborës.<br /> ?Temperaturat do regjistrojnë vlerat nën zero në zonat malore me -5 -6 gradë celsius ndërsa gjatë ultësirës perëndimore do kemi vlera maksimale 10 dhe 11 grade celsius.?<br />Edhe në ditët e para të 2020 pritet të kemi të njëjtat temperatura, ku dielli do të na shoqërojë deri në gjysmën e parë të janarit.

Buy Now on CodeCanyon