FUSHË KRUJË- Dy të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Fushë Krujë - Tiranë në afërsi të Larushkut. Një makinë tip 'Volksëagen' me targa AA 990 NL ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përmbysur anash rrugës.<br /><br />Sipas policisë mjeti udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe kur është futur në parakalim është përplasur në anësore me një tjetër automjet e për pasojë është batuar buzë rrugës. Dy të plagosurit janë Xhuljo Kullari dhe Ermal Zalla, nga 23-vjeç, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.Ndërkohë policia ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur të plotë shkaqet e këtij aksidenti.