Greva e transportit në Francë ka hyrë tashmë në ditën e 23 të saj, dhe vazhdon të sjellë imazhe kaotike nga stacionet e trenave në Paris, edhe këtë fundjavë ndërsa sindikatat mbeten të vendosura të vazhdojnë aksionin e tyre kundër reformës së pensioneve të kërkuar nga qeveria franceze.

Një nga gjashtë trena të shpejtësisë së lartë, ishin në funksion të shtunën.
Sindikalistët duket se nuk kanë ndër mend të tërhiqen, e pasi minuan planet e mijëra francezëve për krishtlindje, po kërcënojnë edhe ato për vitin e ri.

E hyrë tashmë në ditën e 23 të saj, greva është më e gjatë edhe se ajo e famshmja 22 ditore, e dimrit 1995, kundër reduktimit të fondeve për mirëqenien sociale, kur në pushtet ishte Zhak Shirak. Atëherë, qeveria franceze u detyrua të tërhiqej nga planet. Ndërkohë, greva më e gjatë në Francë ka zgjatur për 28 ditë, përfshirë krishtlindjet, në vitet 1986-1987.

Por, edhe një tjetër lëvizje, ajo e jelekëverdhëve, nuk po ndalet. Këta të fundit, ndonëse më të reduktuar në numra se më parë, u mblodhën në place de la bourse në Paris, për javën e 59 të protestave, duke iu bashkuar punonjësve të hekurudhave dhe grevistëve të tjerë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#France#Greve#TopChannel