Qyteti i Kukësit është zbardhur nga dëbora. Mbrëmjen e kësaj të shtune kanë nisur reshjet e borës në të gjithë qytetin. Aktualisht reshjet kanë nisur me intensitet të ulët megjithatë pritet që moti të përkeqësohet dhe reshjet të jenë më të dendura.<br /><br />Deri më tani nuk janë shënuar probleme në qarkullimin e automjeteve. Megjithatë këshillohet që drejtuesit e makinave të marrin masat dhe zinxhirët për borë me vete.Ditët e fundit të dhjetorit kanë bërë që në Shqipëri të përjetohen temperaturat tipike të dimrit. Sipas sinoptikanëve, temperaturat e ulëta pritet që të sjellin dhe reshje të lehta dëbore në Kukës, Pukë, Peshkopi, Korçë dhe Ersekë.