Qyteti i Kukësit është zbardhur nga dëbora. Mbrëmjen e kësaj të shtune kanë nisur reshjet e borës në të gjithë qytetin. Aktualisht reshjet kanë nisur me intensitet të ulët megjithatë pritet që moti të përkeqësohet dhe reshjet të jenë më të dendura.<br /><br />Deri më tani nuk janë shënuar probleme në qarkullimin e automjeteve. Megjithatë këshillohet që drejtuesit e makinave të marrin masat dhe zinxhirët për borë me vete.
