Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Vështirë të zgjidhësh kryeministër apo ministër por vështirë edhe të vazdozhë të jesh i tillë. Përveç mbajtjes të premtimeve në fillim të zgjedhjes, duhet që presidenti, kryeministri apo ministrat të ruajn dhe veten.

Në bazë të një vendimi të këshillit të ministrave, të zgjedhurit shoqërohen nga truproja. Numrin më të madhë të shoqëruesve e ka kryetari i kuvendit, të cilin e shoqërojnë 15 bodyguard. Më pas vjen kryeministri Meta me 14, presidenti i republikës me 10 bodyguard si dhe miniatrat me nga disa bodyguard. Një vend në tranzicion të krijon përshtypjen së bodyguardët qoftë edhe pse janë shtuar shumë kanë funksionin e tyre të cilin ua njeh ligji.

Jo të gjithë bodyguard punojnë në të njëjtën kohë. Nëse kryeministri ruhet nga 14 truproja, 7 punojnë një ditë dhe 7 ditën tjetër. Paga e tyre varjon nga grada officer apo oficer, por tani diçka ju është shtuar edhe nga taksa e solidaritetit. Për presidentin dhe kryeministrin në udhëtime të gjata Garda e Republikës në bazë të ligjit është e detyruar të krijojë shoqërimin me personelin e saj të kompanisë operative.

Presidenti ka të drejtë në bazë të ligjit të ketë eskortë deri në 5 vjet pas dorëzimit të detyrës. Ndërsa kryeministri, ministri i mbrojtjes, ai i rendit dhe i financave, kanë të drejtë të shoqërohen nga eskorat deri në dy vjet pas përfundimit të detyrës./tvklan.al