Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kryeministri Ilir Meta është nisur sot pasdite drejt Brukselit. Ai pritet të takohet nesër me kryetarin e Komisionit Europian Romano Prodi, i cili do të paraqes status raportin shqiptar për hapjen e negociatave për integrimin në këtë organizëm.

Në këtë raport paraqiten hapat e qeverisë shqiptare në fushën e rendit, sigurisë, ecurinë e reformave, stabiliteti makro-ekonomikë, si dhe forcimin institucional. Pas studimit të status raportit KE dhe këshilli i ministrave të BE, do të vendosin fatin e negociatave për nënshkrimin e marrëveshjes të stabilizim asocimit të Shqipërisë. Çdo element i këtij raporti bazohet në rekomandimet e studimeve të fizibilitetit për shqipërinë.

Në fund të këtij viti do të jepet vendimi nëse shqipëria do të bëj pjesë ose jo në familjen europiane./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego