Surprise Me!

Ora News - Automjeti ndahet në dysh pas përplasjes me minibusin, vdes 28-vjeçari

2020-01-06 0 Dailymotion

#rtvora #oranews

Një viktimë dhe 11 të plagosur është bilanci i tre aksidenteve rrugore të shënuara në orët e para të mëngjesit në rrugët e vendit.

Më i i rëndi ishte aksidenti i shënuar në rrugën e Kombit ku një veturë u përplas me një autobus turistësh që udhëtonin nga Tirana në Brezovicë.

Nga përplasja mbeti i vdekur Led Caka, i cili udhëtonte në veturën, që pas aksidentit përfundoi e ndarë më dysh në rrugë.

I riu udhëtonte nga Rubiku drejt Milotit, ndërsa autobusi me turistë në krahun e kundërt.

Në këtë vend, dy mjetet u gjenden përballë, pasi 28 vjeçari dyshohet se kishte kryer një parakalim të gabuar.

Goditja ka qenë e fortë dhe mjeti ka përfunduar duke u përplasur edhe më bordurën anësore të rrugës.

Aty vetura është ndarë më dy pjesë siç tregojnë edhe pamjet.

Për ekspertët është tregues se 28 vjeçari po udhëtonte me shpejtësi shumë të lartë.

Ndërsa për shkak të goditjes 8 persona në autobusin që udhëtonte drejt pikës turistikë të Brezovicës mbetën po ashtu të plagosur.

Ata janë dërguar në Spitalin e Kurbinit ku janë nën kujdes mjekësor.

Edhe dy aksidente të tjera - Më herët, dy të rinj mbetën të plagosur në aksin Fushë Krujë - Tiranë pasi makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga.

Edhe këtu shkak i aksidentit ishte shpejtësia e lartë.

Ndërsa një Elbasan, një 57 vjeçar që udhëtonte me biçikletë u përplas nga një veturë. Dyshimet janë se ai i preu rrugën makinës, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Dhjetori ka shkaktuar një bilanc tragjik aksidentesh në rrugë, ku në shumicën e rasteve shkak është evidentuar shkelja e rregullave të qarkullimit

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/aksident-ne-fushe-kruje-perplaset-autobusi-me-nje-automjet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Buy Now on CodeCanyon