TIRANE- Dy ditë nga nata e ndërrimit të viteve, emigrantët shqiptarë vijojnë që jetojnë jashtë vendit vijojnë të kthehen në Shqipëri, për të pritur vitin 2020 pranë familjarëve. Përgjatë javës në pikët e kalimit të kontrollit kufitar kanë hyrë 250 mijë shqiptarë, por edhe turistë të huaj.

Policia kufitare e Kakavijës në të gjitha pikat e kalimit vijon puna për eleminimin e radhëve."Masat e marra nga Policia Kufitare eliminojnë radhët e gjata në hyrje.

Përgjatë javës, nëpërmjet pikave të kalimit të kontrollit kufitar kanë hyrë në Shqipëri mbi 250 mijë shtetas dhe 70 mijë automjete.

Policia Kufitare, në të gjitha pikat e kalimit, vijon zbatimin e masave për eliminimin e radhëve dhe krijimin e lehtësirave ligjore, duke aplikuar kontrollet e lehtësuara kufitare.

Njëkohësisht, në Kapshticë e Kakavijë vijon bashkëpunimi mes dy policive, me qëllim që edhe Policia Kufitare greke të aplikojë masa të njëjta për të siguruar një lëvizje të njëtrajtshme dhe eliminuar radhët.

Policia Kufitare ka shtuar edhe kontrollet ne vijën e dytë në dalje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave të mundshme për trafikim të lëndëve narkotike duke përfituar edhe nga fluksi, ku në bazë të analizave të riskut, mjetet me risk kalohen në vijën e dytë dhe në skaner, për kontroll më të imtësishëm.

Në kufirin jeshil janë shtuar patrullimet në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe me Policitë Kufitare homologe, me qëllim kontrollin sa më të mirë të kufirit, për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë", njofton policia.

Gjatë ditës së djeshme vetëm në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 5394 persona, si dhe kanë dalë 2951 të tjerë. Aktualisht në këtë pikë kufitare po punohet me 6 sportele të cilët alternohen në varësi të ngarkesës së fluksit.