#rtvora #oranews
Banorët shtëpitë e cilëve u dogjën të shtunën në Pogradec janë rikthyer pranë shtëpive të shkrumbuara për të shpëtuar të paktën kujtimet. Por flakët nuk kishin lënë asgjë. Kritika kishin me reagimin e zjarrfikësve, ndërsa presin kompensimin e premtuar me gjysmën e dëmit.

Mes hirit dhe trarëve që ende lëshojnë tym, kërkojnë çfarë mund të ketë shpëtuar.

Por shtëpive që u dogjën të shtunën në Pogradec u kanë mbetur vetëm katër muret.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por 6 familje thonë se humbën gjithçka kishin.

Ndaj zemërim tashmë kanë edhe ndaj zjarrfikësve.

"Nuk do kishte dëme nëse zjarrfikëset do kishin organizim"

Përballë akuzave shefi i zjarrfikësve thotë se ata bënë çfarë mundën me tre mjetet që kanë në dispozicion, ku njëri është i përshtatur dhe pësoi defekt.

"Ajo nuk është një zjarrfikëse e mirëfillte, por një autobot qumështi i dhuruar nga rezervat e shtetit dhe ne e kemi përshtatur duke i vendosur një pompë, që është e viteve 60. Gjatë punës pësoi defekt"

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/djegia-e-pallatit-ne-pogradec-zjarrfikeset-nderhyne-me-nje-autobot-qumeshti

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp