Festivali më i bujshëm i këngës shqipe, ai i vitit 1972 do të rikthehet për publikun përmes valëve të Radio Televizionit Publik shqiptar dhe ?ReportTV? në datat 1, 2 dhe 3 janar të vitit 2020. Ato momente që u dukën se liria ngriti krye, por që u pasuan nga vuajtjet e dënimet e Plenumit të Katërt kësaj here kujtohen nga vet protagonistët, si Justina Aliaj, Agim Krajka, Sadik Bejko në një djep solid të memories, siç është Bunk?art 1 për të shoqëruar publikun edhe në shtëpitë e tyre.

Rolin e prezantuesit e rimerr Bujar Kapxhiu, ndërsa në vend të artistes Edi Luarasi është këngëtarja Marsela Çibukaj.Elementet bashkëkohorë dhe ritmi që para gjysëm shekulli sfiduan shërbëtorët e oborrit të regjimit komunist, vijnë kësaj here nën zërin e artistëve që guxuan, edhe pse pasojat ishin të rënda deri në internime, burgje edhe mungesë lirie.

Ndërsa, për tri net këngëtarët Eranda Libohova, Altin Goci, të rinjtë Olta Boka, Bledi Polena e Tiri Gjoci, Vitmar Basha sjellin përmes ekranit 20 Këngë të Festivalit 11, mes tyre edhe ?Natën vonë? dhe ?Udhët janë të bukura?.

Nuk do të mungojnë as të ftuarit specialë në këto tri mbremje në datë 1, 2 dhe 3 janar ora 20.30, si Irma Libohova, Alban Skenderaj edhe Olen Çezari.