Arkiva Lajme - Tv Klan 2000<br /><br />Selia rozë për këta njerëz që presin duket se është kthyer në gri me të gjitha nuancat e saj. Problemet dhë shqetësimet e tyre kanë mbrritur tek kjo derë e mbyllur në të cilën qëndron e varur edhe një listë, ku sekretarët e PS kanë caktuar oraret e pritjes së popullit. Cilat janë shqetësimet dhe shpresat e këtyre njerëzve? Ata kanë trokitur në shumë dyer para se të mbrrijnë deri këtu. <br /><br />Megjithëse ndodhen para selisë të partisë në pushtet duket se për hallexhinjtë ka pak rëndësi se për kë kanë votuar. Kjo është pamja e pasme e selisë rozë. Qytetarët ankohen edhe për orain e pritjes që nuk respektohet. Problemet e këtyre njerëzve duket se kanë mbrritur në një llotari./tvklan.al