#rtvora #oranews

Vigjilia e ndërrimit të viteve shtoi fluksin e lëvizjes në pikat kufitare që pikun e arriti para festës së Krishtlindjes.

Barrën më të madhe të lëvizjes e kanë mbajtur pikat e kalimit kufitar me Greqinë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 4900 shtetas dhe kanë dalë 3779 shtetas. Për të përballuar fluksin dhe për të shmangur radhët, nëkëtë pikë kufitare punohet me 7 sportele.

Ndërsa në Kakavijë kanë lëvizur 11097 shtetas, nga të cilët 6989 në hyrje, dhe 4108 në dalje.

Gjatë 24 orëve në portin e Durrësit kanë hyrë 5 tragete.4 nga Bari dhe 1 nga Ankona. Prej tyre kanë zbritur 3548 udhëtarë dhe 985 automjete.

Durrësi është portë hyrësë edhe për shqiptarët e Kosovës, që më pas vijojnë rrugën drejt shtëpisë përmes rrugës tokësore.

Fluksi është reflektuar pasditen e së dielës edhe në Pikën Kufirare të Morinit.

Por veç emigrantëve ka patur edhe shqiptarë nga Shqipëria që kanë zgjedhur që festat t'i kalojnë në Kosovë

Policia kufitare thotë se ka marrë masa të shtuara për të përballuar fluksin e lëvizjes në hyrje edhe në ditën e fundit të vitit.

Ndërsa në ditët e para të janarit, pritet të nisë fluksi i rikthimit të emigrantëve në vendet ku jetojnë e punojnë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/fluks-ne-morine

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp