Bakllava me petë, kadaif dhe arra
Përbërësit:
500 gr kadaif
500 gr peta bakllavaje
600 gr arra
300 gr gjalp
100 ml vaj Olim
1 lugë kafe kanellë

Sherbeti
1.2 kg sheqer
900 ml ujë
1/2 lëng limoni
2-3 feta limon
Përgatitja:
Fillimisht shkrijmë gjalpin dhe pak vaj. Copëtojmë kadaifin me duar dhe e vendosim atë në një tepsi dhe e vendosim në furrë për 10 minuta, në temperaturën 180 gradë Celsius për ta tharë pak. E spërkatim me gjalp të shkrirë.
Shtojmë te kadaifi arrat e copëtuara, kanellën dhe I përziejmë mirë së bashku.
Në zjarr vendosim 1 kg 250 gr sheqer, 950 ml ujë, lëngun e gjysmë limoni, 2-3 feta limon dhe e lëmë të ziejë në një temperaturë mesatare nga momenti I zierjes 7-8 minuta dhe e largojmë nga zjarri pas 7-8 minutash të zierjes.
Lyejmë një petë me gjalp dhe e vendosim mbi të petën e dytë, e spërkatim gjithashtu me gjalp.
Vendosim horizontalisht nga skaji I majtë në të djathtë në vijë horizontale me kadaif dhe arra. Mbështjellim petën role dhe e vendosim rolenë në një tepsi të lyer me gjalp. Kështu vazhdojmë derinë përfundimin e petëve dhe kadaifit.
Presim bakllavanë me kadaif në copa dhe e vendosim në furrë për tu pjekur në temperaturë 170-180 gradë Celsius për 30-25 minuta. E nxjerrim tepsinë nga furra dhe e lëmë t?I bjerë temperature. Kurt ë jetë gjysmë e ngrohtë e sherbetosim me sherbetin e nxehtë dhe e lëmë derisa sherbeti të përthithet nga bakllavaja me kadaif dhe të ftohet. Atëherë mund ta shërbejmë.