Surprise Me!

Protesta te dhunshme ne kryeqytetin malazez

2020-01-06 1 Dailymotion

Natë e dhunshme në Podgoricë, ku qindra protestues u përleshën me policinë malazeze në vazhdim të protestave kundër ligjit për pronat e Kishës Ortodokse.

4 policë u plagosën pasi u sulmuan me gurë e sende të forta pranë aeroportit ndërkombëtar. Manifestuesit ngritën barriera për të bllokuar aksin rrugor që lidh kryeqytetin me aeroportin. Forcat speciale përdorën gazin lotsjellës për të shpërndarë manifestuesit e dhunshëm, që u drejtuan atyre edhe fishekzjarret.

Qindra njerëz protestuan natën e të dielës edhe para ambasadës malazeze në Beograd. Edhe këtu nuk munguan sulmet me fishekzjarre. Manifestimet vazhdojë prej 4 ditësh.

Të premten parlamenti i Malit të Zi miratoi me votat e shumicës qeverisëse ligjin që ve nën administrimin shtetëror pronat e komuniteteve fetare që datojnë para 1918-ës, nëse këto komunitete nuk paraqesin dokumente pronësie.

Aktet e dhunës përfshinë edhe parlamentin. Opozita pro-serbe paralajmëroi revoltë të armatosur, ndërsa kryepeshkopi Amfilohije kërkoi që besimtarët të mbushnin kishat për të kundërshtuar marrjen e objekteve nga qeveria.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon