Për herë të tretë radhazi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ftuar në takim kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti për t?u konsultuar rreth mandatarit për qeverinë e re.

Ftesa Kurtit i është dërguar për datë 31 Dhjetor në orën 10:00. Në letrën e tij presidenti Thaçi shkruan se e mirëkupton Kurtin për pamundësinë e pjesëmarrjes në dy takimet e së premtes, por e fton për nesër më 31 Dhjetor sërish me qëllim të funksionalizimit sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës.

Derisa kreu i LVV-së një ditë më parë ka thënë se Thaçi mund të caktojë datën e seancës konstituive, por jo atë për votimin e qeverisë. Ai ka konfirmuar do të vazhdojnë negociatat me Lidhjen Demokrate të Kosovës pas festës së Vitit të Ri.

Në LDK thonë se deri më tani nuk kanë pranuar asnjë ofertë konkrete nga Lëvizja Vetëvendosje, por se bisedimet e mëparshme kanë rënë në ujë. Përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Pos kreut të LDK-së në takim ishin edhe nënkryetarët, Agim Veliu, Vjosa Osmani dhe Abdullah Hoti derisa kanë diskutuar rreth mundësisë së arritjes së një marrëveshjeje me LVV-në për të bashkëqeverisur vendin.

Përndryshe vazhdimisht Kosnett dhe ambasadorët e tjerë të vendeve të ndryshme të akredituar në Kosovë, por kërkojnë formimin sa më të shpejtë të qeverisë së Kosovës.

Tv Klan