#rtvora #oranews
Si masë për të përballuar kostot në rast të tërmeteve të tjera që mund të ndodhin, qeveria ka nisur përgatitjen për një ligj mbi sigurimin e detyrueshëm të banesave. Për qytetarët, kjo nismë është e padrejtë, pasi secili, duhet të vendosë vet nëse do ta sigurojë ose jo banesën. Nga ana tjetër ekspertët, e cilësojnë si një taksë të posaçme, që favorizon oligarkët.

Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, qeveria ka ndërmarrë një nismë për të siguruar në mënyrë të detyrueshme banesat, ndërsa vlera e sigurimit parashikohet që të jetë nga 15 deri në 25 euro në vit.

Qytetarët, të cilët do të preken drejtpërdrejtë nga ky projektligj thonë se sigurimi i banesave duhet të vijojë të bëhet vullnetarisht.

?Kush të dojë ta sigurojë a jemi ekonomia e tregut e lirë.

"Nuk duhet të jetë e detyrueshme, kush të dojë, kush ka mundësi ?

Ka të tjerë që shprehen se problematikat me pronat, shkojnë përtej mundësive të tyre.

?Jo se kemi siguruar akoma, se ne akoma nuk kemi marrë certifikatën e pronësisë".

"Atë Kryetarin e Bashkisë e takoni se kemi dy ditë pa ujë , dy ditë?.

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi e cilëson projektligjin si favorizues për oligarkët, teksa thekson se për qytetarët, do të jetë një taksë më shumë.

Zef Preçi:?Tërësia e kushteve që përcaktojnë ndërtimet e banimit është efiçensa më e madhe e burimeve, dhe është mënyra që funksionon në vendet demokratike. Çfarëdolloj forme tjetër është vetëm mundësi për oligarkët. Kjo imponohet te të gjithë qytetarët, nëse imponohet te të gjithë qytetarët është taksë?.

Preçi thekson se edhe vendet me aktivitet sizmik të lartë nuk kanë ndërmarrë nisma për të detyruar qytetarët në sigurimin e banesave, duke shtuar se në këtë mënyrë, buxheti i tyre, do të dëmtohet.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/sigurimi-i-banesave-ekspertet-takse-e-re-favorizohen-oligarket

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp