Surprise Me!

Ora News - Shqipëria merr drejtimin e OSBE-së

2020-01-06 0 Dailymotion

#rtvora #oranews

Nga 1 janari Shqipëria, merr drejtimin e OSBE-së, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Vendimi u publikua në faqen zyrtare, ndërsa renditet prioritet që Shqipëria ka gjatë kryesimit të këtij instituconi. Respektimi i të drejtave të njeriut, parandalimin e përshkallzimeve të konflikteve, si dhe përqendrimi për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, janë objektivat e Shqipërisë gjatë kryesimit të OSBE-së, e kjo citohet edhe nga Kryeministri Edi Rama.

?Marrja në detyrë e Kryesimit të OSBE-së është një moment me të vërtetë historik për Shqipërinë: nga një vend nën një regjim mizor komunist që kundërshtoi frymën e Helsinkit, ne jemi bërë një vend i nderuar për të udhëhequr këtë organizatë. Kryesia e OSBE-së shënon pikën kryesore të transformimit tonë domethënës?

Në artikullin e publikuar në faqen zyrtare thuhet se Shqipëria prioritet ka përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve, kryesisht duke ju referuar Ukrainës.

?OSBE-ja ka dëshmuar të jetë një organizatë që jo vetëm që mund të vendoset shpejt në zonat e konfliktit, por, ndonjëherë, mund ta bëjë këtë aty ku askush tjetër nuk mundet"

Gjithashtu OSBE në njoftimin për marrjen e kryesisë nga Shqipëria dhe duke ju referuar kryeministrit Edi Rama, thotë se korrupsioni ka gërryer themelet e demokracive duke ndikuar negativisht në prosperitetin dhe sigurinë e rajonit tonë.

"Duke u bazuar në vrullin e krijuar nga karriget e mëparshme, ne do të forcojmë punën e OSBE-së në luftën kundër korrupsionit dhe promovimin e qeverisjes së mirë."

Shqipëria do të paraqesë përparësitë në krye të këtij institucioni para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, më 9 janar në Vjenë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shqiperia-merr-drejtimin-e-osbe-s

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Buy Now on CodeCanyon