Surprise Me!

Tirana pret ne feste 2020

2020-01-06 1 Dailymotion

Ngjyrat që ndezën qiellin e Tiranës njoftuan ardhjen e 2020-s. Një vit i ri, një dekadë e re.

Kemi lënë pas një vit jo të lehtë për Shqipërinë e shqiptarët, por sa kohë i gëzohemi jetës gjithmonë ka shpresë. Këto ngjyra, kjo atmosferë ka vetëm një lutje për vitin e ri, të vijë i mbarë dhe i begatë për të gjithë shqiptarët.

Sheshi ?Skënderbej ?ishte qendra e festimeve për qindra qytetarë. Fëmijëve, magjia e festave iu lexohet në sy. Një urim ndryshe vjen nga më të rriturit që kujtimet e tërmetit i kanë ende të gjalla. Lutjet e tyre i ndajnë edhe për ata që humbën të afërmit e banesat në tragjedinë e 26 Nëntorit.

Festa nisi në orën 22:30 të mbrëmjes me Koncertin e Vitit të Ri të organizuar nga Bashkia e Tiranës. Në skenë u ngjitën këngëtaret e njohura shqiptare Eneda Tarifa, Mariza Ikonomi dhe Elhaida Dani.

Festimeve iu bashkua edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, por ndryshe nga vitet e tjera fjalën e tij ja dedikoi të prekurve nga tërmeti dhe solidaritetit të shqiptarëve.

?Qytetet nuk maten nga sa herë rrëzohen; Qytetet, shtetet, kombet, komunitetet, familjet, maten nga sa shpejt ngrihen. Ndaj, unë besoj se viti 2020 do të jetë viti i ringritjes sonë të madhe, viti ku Tirana ecën më shpejt, lufton akoma më fort për të qenë një qytet realisht europian?, tha ai.

Në natën e ndërrimit të viteve, vetëm në Tiranë u angazhuan mbi 350 punonjës policie si dhe qëndruan në gatishmëri ambulancat dhe zjarrfikëset.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon