2020 ka nisur mbarë për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili është nderuar nga Presidenti francez Emmanuel Macron me titullin e lartë shtetëror ?Oficer i Madh i Legjionit të Nderit?.
Përmes një dekreti të posaçëm që mban datën 31 Dhjetor, Kadare e ka marrë këtë titull që e gëzojnë 250 personalitete në Francë.
Krahas Kadaresë, me këtë titull Presidenti Macron ka nderuar edhe shkrimtaren me origjinë bullgare Julia Kristeva, si dhe sociologen Claudine Herzlich dhe egjiptologun Christiane Ziegler.
Legjioni i Nderit është dekorata më e lartë që jepet në Francë. Ky titull akordohet për trimëri në veprimet ushtarake ose për shërbim ushtarak 20-vjeçar të dalluar, por edhe në rastet e civilëve, kur puna e tyre ndikon në rritjen e reputacionit të Francës përmes studimeve, artit, shkencës, politikës etj.
Promovimi civil i Legjionit të Nderit më 1 Janar mbledh 487 njerëz ?të ndarë midis 395 kalorësve, 73 oficerëve, 13 komandantëve, 4 oficerëve të madh dhe 2 kryqeve të mëdha?.
Ky titull për shkrimtarin shqiptar Ismail kadare vjen pas atij ndërkombëtar korean ?The Pak Kyongi 2019? të marrë në muajin Tetor të vitit që lamë.
Kadare është nderuar me mbi 13 medalje e çmime në Francë, Britani, Spanjë, Izrael, Itali, Austri, Rumani, Kosovë e Shqipëri.
Për dhënien e këtij titulli ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta. Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i shtetit krahas vlerësimit për shkrimtarin Ismail Kadare uron që të jetë një fillim i mbarë në këtë ditë të parë të 2020 për afirmimin e merituar europian të popullit tonë!