Surprise Me!

I shpëtoi atentati në Durrës, gjykata liron nga qelia Bashkim Haxhian pas problemeve me zemrën!

2020-01-06 3 Dailymotion

Bashkim Haxhia, njeriu që i shpëtoi në Durrës një atentati me dy kallashnikovë në qershor 2019, ku bashkë me të në makinë ndodheshin Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, është liruar nga burgu. Vendimi për lirimin e Haxhia është marrë dy javë më parë nga gjyqtari i seancës paraprake Vladimir Skënderi, i cili teksa ka shqyrtuar provat e prokurorisë së Durrësit, për kalimin ose jo në gjyq të dosjen penale, ka vendosur që ti zbusë masën e sigurisë Bashkim Haxhisë nga ?arrest në burg? në ?arrest shtëpie?.<br /><br />Gjyqtari Skënderi vlerësoi disa raporte mjekësore të paraqitura nga avokatët mbrojtës, të cilat tregonin se Bashkim Haxhia vuan nga një sëmundje kardiake dhe qëndrimi i gjatë në burg, mund ti sjellë komplikacione të vazhdueshme me zemrën, duke i rrezikuar jetën. Kjo ishte tentativa e dytë e Haxhisë për tu liruar, pasi në shtator të 2019, ai paraqiti në gjykatë një kërkesë për lirim, por disa seanca më vonë u tërhoq nga kjo kërkesë, duke vijuar të qëndronte në burg. Ndërkohë Haxhia që prej muajin nëntor 2019 është marrë i pandehur për akuzën e ?Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake?. Bashkë me Haxhinë është marë i pandehur nga prokuroria e Durrësit dhe Julian Meçaj, ndaj të cilit është ngritur akuza e mbajtjes pa lejë të armëve luftarake.

Buy Now on CodeCanyon