Surprise Me!

VMRO-DMNE propozon nje tjeter minister te Brendshem

2020-01-06 0 Dailymotion

VMRO -DPMNE-ja opozitare do të propozojë një kandidat tjetër për postin e Ministrit teknik të punëve të Brendshme në qeverinë kalimtare. Emrin e tij lideri i partisë do ta publikojë më vonë gjatë ditës, pasi të konsultohet përmes telefonit me kryeministrin Zoran Zaev dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.<br /> ?Pikërisht për këtë sot do të propozoj emër të ri, kandidat për njeri të parë të MPB-së. Zaev do të bie dhe së bashku me popullin do t?i kalojmë të gjitha pengesat që na i vendosin ai dhe të tjerët.?<br />Nga partia në pushtet LSDM thonë se çdo zgjidhje ligjore për ta është e pranueshme.<br /> ?Ne besojmë se do të kemi propozim konkret dhe nëse ai propozim është në pajtueshmëri me ligjin dhe me kushtetutën, nuk shohim arsye pse prej nesër të mos kemi qeveri teknike.?<br />Sipas paralajmërimeve, nesër Kryeministri Zoran Zaev do të dorëhiqet, kurse Presidenti i vendit Stevo Pendarovski duhet t`ia besojë mandatin Oliver Spasovskit, i cili u emërua Kryeministër teknik i Qeverisë kalimtare që duhet t`i organizojë zgjedhjet e 12 Prillit. Parlament, nesër deri në mesnatë pritet ta votojë Qeverinë Teknike.

Buy Now on CodeCanyon