Duhanpirja tek meshkujt po shënon rënien në vitin e fundit. Ekspertët e shëndetësisë botërore raportojnë se për herë të parë që prej vitin 2000, po shikohet një rënie e numrit të meshkujve që konsumojnë duhan. <br />Raporti global, parashikon që në 2020 të kemi 1 milion më pak meshkuj që pinë duhan. E sa i takon totalit të duhanpirësve në 2020 krahasuar me 2018, ekspertët kanë pritshmëri në rënie me 10 milion duhanpirës.<br />Të dhënat globale për 2019 flasin për konsumin të lartë të duhanit tek meshkujt, shifër e cila shkon në 1,33 miliard. Duhani konsumohet nga 244 milion femra dhe 43 milion fëmijë të moshës 13-15 vjeç.<br />Vendet europiane dhe ato me ardhura të pakta vazhdojnë të kenë nivel të lartë të konsumimit te duhanit.Si pasojë e duhanpirjes më shumë se 8 milion njerëz vdesin çdo vit, afërsisht gjysma e përdoruesve të tij. Më shumë se 7 milion prej këtyre vdekjeve janë nga përdorimi i drejtpërdrejtë i duhanit ndërsa rreth 1.2 milion janë për shkak të jo duhanpirësve që janë të ekspozuar ndaj tymit të dorës së dytë.
