Lideri socialdemokrat Zoran Zaev ka lajmëruar se ka firmosur dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, ndaj sot në kuvend pritet të konstatohet dorëheqja e tij.

Kështu i hapet rrugë qeverisë teknike me mandat 3-mujor, e cila do të jetë e fokusuar në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 prillit.

?Këtë mëngjes në orën 8.30 ishim në Qeveri. Nënshkrova dorëheqjen time, në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinës dhe në bazë të Ligjit për Qeverinë. Besoj se dokumenti do të arrijë në Parlament shumë shpejt, në mënyrë që procedura të fillojë gjatë ditës për të mundësuar miratimin e qeverisë teknike?, tha Zaev.

Për këtë arsye, deri në mesnatë pritet të votohet edhe qeveria teknike, e kryesuar nga ish-ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Zaev#Doreheqja#TopChannel